Vendosni fjalën kyçe....

Katër personave në Tiranë u shkon formulari i pasurisë


Katër personave në Tiranë u është dorëzuar formulari i deklarimit të pasurisë.

Ata janë dënuar më herët për vepra të ndryshme penale si vjedhje me armë, prodhim e shitje lëndësh narkotike si dhe shfrytëzim prostitucioni.

Bëhet fjalë për shtetasit Bashkim Kosta Mëllugja, Urim Picari, Naim Lataj e Bledar Stafuka, të gjithë banues në Tiranë të cilët duhet të dorëzojnë formularin brenda 48 orësh.

Njoftimi

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

B. (K.) M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim;

U. P., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

N. L., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

B. S., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *