Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Thumanë, makina përplas këmbësorin


Një aksident ka ndodhur në Thumanë ku një makinë e cila drejtohej nga shtetasi me iniciale A.S 37-vjeç përplasi këmbësorin A.X 70 vjeç.

70-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Rreth orës 17:15, në aksin rrugor Thumanë-Borizanë, Krujë, një automjet me drejtues shtetasin A. S., 37 vjeç, ka përplasur shtetasin këmbësor A. X., 70 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit shtetasi A. S, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Krujë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”-njofton policia.