Policia në kuadër të operacionit të koduar “Rrethi”, për goditjen e një rasti të mbajtjes pa leje të armës së zjarrit, ka arrestuar në Vorë shtetasin Setbi Paci.
39-vjeçari u arrestua pasi mbante një armë zjarri pistoletë, në kroskotin e automjetit që drejtonte.
“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rrethi”.
Në kuadër të këtij operacioni u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi S. P., 39 vjeç, banues në Vorë.
Shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Vorës”, automjetin me drejtues shtetasin S. P. Gjatë kontrollit u gjet në kroskotin e këtij automjeti një armë zjarri pistoletë dhe krehëri i saj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që drejtonte ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”-thuhet në njoftimin e policisë.