Vendosni fjalën kyçe....

Rama merr mandatin e tretë?!-Ironizon Meta: Po të jetë për të ka të 13-in në xhep


I ftuar në emisionin Aktualitet në Fax News, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka ironizuar me “bastin” se kryeministri Edi Rama do fitojë mandatin e tretë.

Meta ka thënë se po të jetë për Ramën “ai ka në xhep mandatin e 13”.

Më tej ai ka bërë thirrje për pjesëmarrje të lartë të qytetarëve për të luftuar për të drejtat e tyre.

Po të jetë për kryeministrin tonë, nuk ka të 3-in, por të 13-in në xhep. Besoj që ilaçi i shërimit është pjesëmarrja e gjithë qytetarëve për të treguar se meritojnë të drejtat e tyre që i kanë në kushtetutë, që luftojnë për të drejtat e tyre, askush nuk ka dhe nuk mund të ketë të drejtë të ankohet apo të kritikojë në rast se nuk merr pjesë në zgjedhje, në rast se nuk shpreh opinionin e tij përmes votës, vendimin e tij, besimin e tij, ndëshkimin e tij dhe unë besoj që qytetarët e kanë kuptuar se vota është akoma më e rëndësishme. 

E kanë për të mbrojtur të ardhmen e tyre, të fëmijëve të tyre, interesin e tyre, interesin e vendit, të atdheut tonë. Jam shumë optimist dhe se në vendin tonë për shumë kohë nuk bëhen zgjedhje, shqiptarët janë të paduruar për të shkuar drejt kutive të votimit këtë herë”-tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *