Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Nuk kemi ndërmend t’i bëjmë presion gjykatës, revolucioni ynë është paqësor


Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi gjatë emisionit “Opinion” se nuk ka ndërmend që t’i bëjë presion gjykatës për vendimin.

“Nuk më shkon mua dhe s’kam ndërmend të bëj presion ndaj gjykatës. Nuk bëj asnjë koment për vendimin e 3 gjykatësve. Kam bindjen më absolute, se në asnjë kod të botës, ai që s’është palë nuk mund të legjitimohet. Protesta nuk ka asnjë lidhje. Nuk kam asnjë supozim për vendimin e nesërm”-tha Berisha.

Më tej Berisha tha se revolucioni i nisur prej tij është paqësor dhe që synon të rrëzojë monizmin.

Gjithçka e kemi me Edi Ramën. Ky është një revolucion që synon të rrëzojë një monizëm. Protesta në vetvete është forcë, komunikim, zë i fuqishëm dhe sakrificë. Ne jemi të përcaktuar, revolucioni ynë është paqësor dhe do kalojmë në mjetet e mosbindjes civile.