Vendosni fjalën kyçe....

Begaj takon më 7 mars shefin e NATO-s Jens Stoltenberg


Presidenti Bajram Begaj do të zhvillojë më 7 mars një takim me shefin e NATO-s Jens Stoltenberg.

Kreu i shtetit do të diskutojë lidhur me zhvillimet strategjike dhe të sigurisë në krahun lindor të NATO-s dhe Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu temë e diskutimeve do të jetë vijimi i mbështetjes për Ukrainën; angazhimi dhe kontributi i Shqipërisë në NATO, si edhe pritshmëritë për Samitin e ardhshëm të NATO-s, që do të mbahet në Vilnius, Lituani, në korrik të këtij viti.