Vendosni fjalën kyçe....

Meta për takimin me ambasadoren Kim dhe ‘kufizimin’ për Berishën: Nuk ndajmë të njëjtat mendime, por jam i sigurt që do respektojnë çdo vendim të PL-së


Në konferencën e sotme për mediet, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është pyetur në një konferencë për mediat për takimin me ambasadoren Yuri Kim.

Meta u pyet nëse i është kërkuar një distancim nga Sali Berisha, pasi mbrëmjen e kaluar ambasadorja tha në një program televiziv se një kufizim në marrëdhëniet e saj me partitë politike është Sali Berisha i shpallur “non grata”.

“Kemi pasur një bisedë të hapur e bashkëpunuese, sikurse dhe vetë me aq sa kam ndjekur është shprehur zonja ambasadore, ne nuk ndajmë të njëjtat mendime e vlerësime për çdo gjë. Kjo është normale se unë jam politikan ndërsa zonja ambasadore diplomate e do i përmbahet udhëzimeve që merr.

Ajo që është me rëndësi sa i takon marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA besoj se bashkëpunimi është i shkëlqyer në gjithë fushat.

Sa i takon çështjeve të brendshme, respektojnë zgjedhjet e çdo force politike dhe të qytetarëve shqiptarë dhe jam i sigurt që do respektojnë dhe çdo vendim të hapur e demokratik që merr Partia e Lirisë.

Në çdo rast marrëdhëniet e PL me SHBA nuk cënohen. Mos harroni që Amerika është vendi i lirisë, dhe në finale mbizotëron vullneti i popullit dhe Amerika e ka treguar që e respekton vullnetin e popullit.”– tha Meta.