Vendosni fjalën kyçe....

Tragjedi në Greqi, 36 viktima e 85 të plagosur nga përplasja e dy trenave


Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Greqi.

Një tren udhëtarësh është përplasur me një tren mallrash e për pasojë kanë  humbur jetën 32 persona, ndërsa të plagosurit janë 85, sipas autoriteteve.

Përplasja e fortë ndodhi në në  rajonin e Thesalisë, rreth 380 kilometra larg kryeqytetit Athinë, shkruan Ekathimerini.

Shumë vagona dolën nga shinat dhe të paktën tre prej tyre shpërthyen në flakë pas përplasjes pranë qytetit Tempe, pak para mesnatës.

Ekipet e kërkim-shpëtimit nisën menjëherë njëoperacion të furishëm për të gjetur për të mbijetuar nëpër rrënojat e përdredhura të aksidentit.

Të mbijetuarit thanë se disa  udhëtarë u hodhën nëpër dritaret e vagonëve të trenit për shkak të përplasjes. Trenat u përplasën në një fushë pranë një gryke rreth 380 kilometra (235 milje) në veri të Athinës ku ndodhen tunelet kryesore të autostradave dhe hekurudhave.

Përplasja ndodhi pak përpara Luginës së Tempes, një grykë që ndan rajonet e Thesalisë dhe Maqedonisë. Kostas Agorastos, guvernatori rajonal i zonës së Thesalisë, tha për televizionin Skai të Greqisë se dy trenat u përplasën kokë më kokë me shpejtësi të madhe.

Zyrtarët e spitalit në qytetin e afërt të Larisës thanë se të paktën 25 persona nga 53 që u shtruan në spital kishin lëndime të rënda.

“Procesi i evakuimit po vazhdon dhe po kryhet në kushte shumë të vështira për shkak të ashpërsisë së përplasjes mes dy trenave”, tha Vassilis Varthakoyiannis, një zëdhënës i shërbimit zjarrfikës të Greqisë.

Shkaku i mundshëm i përplasjes nuk është bërë menjëherë i qartë. Dy zyrtarë hekurudhor u morën në pyetje nga policia, por asnjë nuk është ndaluar ende.

Udhëtarët që morën lëndime të lehta ose që ishin të padëmtuar u transportuan me autobus për në Selanik, 130 kilometra (80 milje) në veri. Policia mori emrat e tyre kur mbërritën, në një përpjekje për të gjurmuar këdo që mund të mungonte.

Një adoleshent i mbijetuar, i cili nuk dha emrin e tij, u tha gazetarëve grekë teksa zbriste nga një nga autobusët se pak para përplasjes ndjeu një frenim të fortë dhe pa shkëndija dhe më pas pati një ndalesë të papritur.

Operatori hekurudhor ‘Hellenic Train’ tha se treni i  udhëtarëve për në veri nga Athina në Selanik, qyteti i dytë më i madh i Greqisë, kishte rreth 350 persona në bord.

‘Hellenic Train’ operohet nga ‘FS Group’ i Italisë, i cili drejton shërbime hekurudhore në disa vende evropiane.