Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni i Rithemelimit shpall rezultatet për kryetar në 6 degë të PD-së


Komisioni i Rithemelimit i Sali Berishës shpallur rezultatet për zgjedhjet e zhvilluara ditën e sotme në 6 degët e Partisë Demokratike në 6 degë.

Në Berat u shpall fitues Shyqyri Dura me 46% të votave, në Librazhd Ilirjan Alliu me 53% të votave, në Prrenjas u shpall Arjan Karriqi me 61% të votave, në degën 1 Tiranë u shpall fitues Fetah Hasanaj me 76% të votave, në degën 5 Tiranë fitoi Fatmir Myrta, me 47% të votave, ndërsa në degën 8 Tiranë fitues u shpall Gazmend Sallaku, me 64% të votave.