Vendosni fjalën kyçe....

Avioni përplaset mbi banesë, humbin jetën 5 persona


Një avion me dy motorë, “Cessna” u rrëzua në zonën e Yorba Linda-s në Orange County të Kalifornisë, SHBA, duke shkaktiar djegien e një banese, që u shkrumbua nga flakët.

Pesë persona humbën jetën në incidentin e rëndë, njoftuan autoritetet e emergjencave civile të zonës.

Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan një zjarr të madh që përfshiu një nga shtëpitë në zonën periferike, me njerëzit që bërtisnin për t’u larguar nga ndërtesa.

Avioni i përfshirë ishte i tipit “Cessna 414A”, një mjet ajror me dy motorë dhe me 8 vende. Sipas të dhënave, ai është në pronësi të një individi privat nga Oregoni, SHBA.

Mjeti i vogël ajror u rrëzua pak pasi u nis nga Aeroporti Komunal Fullerton, tha një zëdhënës i FAA-së për mediat lokale.

Shkaku i incidentit mbetet i panjohur dhe autoritetet po hetojnë për zbardhjen e incidentit. Fragmentet e avionit u shpërndanë mbi zonën, sipas raporteve të dëshmitarëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *