Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Basha të sqarojë Dosjet ‘Muzin’ e ‘Toyota ’, me tha se informacionet ia dha një kamarier, kur erdhën hetuesit belgë u fsheh


Ish-kryeministri Berisha i është drejtuar edhe njëherë kreut të PD-së Basha që të sqarojë Dosjet ‘Muzin’ e ‘Toyota Yaris’.

Gjatë Foltores së Kurbinit, ai tregoi bisedën që kishte bërë me Bashën lidhur me çështjen e ‘Dosjes Toyota Yaris’.

Sipas tij, kryedemokrati i ka thënë se informacionet ia ka dhënë një kamarier ndërsa pohoi se kur hetuesit belgë kanë mbërritur në Shqipëri, ai është strukur duke mos dëshmuar.

“Për ‘Dosjen Toyota Yaris’ me tha se më informoi një kamarier. Po pse e denoncove këtë Lul sepse i lajmërove që të mos vijnë. Jo më tha se po ndiqen me GPS. Vijnë hetuesit belgë për të pyetur Bashën dhe ai zhduket. I thashë shko dëshmo sepse kjo që ke bërë ti është e dyshimtë. Ik dëshmo sepse Edi Rama është sot, ti dop përballesh nesër me Dosjen Toyota Yaris. Po Dosja Muzin. Ik e sqaroje edhe atë. Motoja e Edi Ramës ishte qelbësira bashkohuni të përmbysim Sali Berishën. Motoja ime është, njerëz të mirë, të lirë, idealistë të bashkohemi për të përmbysur regjimin e narkoshtetit, për të orientuar vendin drejt BE-së.” – tha Berisha.