Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Laç-Milot, plagosen dy persona


Një aksident ka ndodhur në aksin e vjetër rrugor Laç-Milot, pranë fshatit Shullaz.

Një automjet tip Sharon është përmbysur, ndërsa mendohet se shkak për këtë ka qenë lagështira në rrugë.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët ja në dërguar për të marrë ndihmën mjekësore drejt Spitalit të Traumës.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.