Vendosni fjalën kyçe....

Policia Rrugore e Tiranës me “dorë të hekur”, arreston 19 persona vendos 1713 gjoba në një javë për shkelje të Kodit Rrugor


Policia Rrugore e Tiranës është treguar me dorë të hekurt ndaj drejtuesve të automjeteve gjatë javës që lajmë pas.

Në buletinin e publikuar nga policia e shtetit për masat e marra ndaj shkelësve të Kodit Rrugor, efektivët e kryeqytetit kanë arrestuar 19 persona për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi si dhe kanë pezulluar 107 patenta dhe kanë vendosur 1713 masa administrative për shkelje të ndryshme.

Gjatë javës që lamë pas 19 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

107 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë ndëshkuar me masë administrative 626 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

304 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.

422 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Janë vendosur 333 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.

Gjithashtu, janë vendosur 28 masa administrative për mosrespektimin e tabelës “Stop“”-thuhet në njoftimin e policisë.