Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Meta e merr ditën pushim, shijon rrezet e diellit me Tedi Blushin (FOTO)


Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku tregon se sot ka zgjedhur të pushojë dhe të marrë rreze dielli. Në foto, Meta shfaqet krah zëdhënësit të tij Tedi Blushi, të dy pa bluza duke shijuar rrezet e diellit me shumë gjasa në një pishinë.

“Të dashur miq! 
Sot me Blushin tim duke shijuar këtë të dielë historike plot diell dhe muzikë.”, shkruan Meta.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama e konsideroi ditën e sotme një ditë historike, që sipas tij presidenti dhe opozita do të merrte një mësim nga votimet e sotme. Por data 30 qershor për zgjedhjet vendore është anuluar nga presidenti Ilir MEta, i cili ka dekretuar një datë të re, 13 tetorin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *