Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në Katund të Ri në Tiranë, flakët rrezikojnë banesat


Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në zonën e Katundit të Ri në Tiranë.

Zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes, teksa flakët rrezikojnë banesa dhe biznese që ndodhen pranë.

Nuk dihen shkaqet e shpërthimit të flakëve në këtë zonë, ndërsa thatësira ka bërë që zjarret të kenë më të lehtë përhapjen e tyre.