Vendosni fjalën kyçe....

Erdogan zotohet të rindërtojë 309 mijë shtëpitë e shembura nga tërmeti


 

Presidenti i Turqisë u zotua të martën të rindërtojë rajonin jugor të vendit pas tërmeteve të fuqishme që goditën në fillim të këtij muaji.

Me përfundimin e aktiviteteve të heqjes së mbeturinave, ne po fillojmë rindërtimin dhe ringjalljen e rajonit tonë,” tha Recep Tayyip Erdogan në një konferencë shtypi në rrethin Elbistan të provincës Kahramanmaras, ku tërmetet kishin epiqendrën e tyre, sipas AA.

Për pak muaj po fillojmë ndërtimin e 309 mijë shtëpive, duke përfshirë edhe shtëpitë e fshatit, në të gjithë zonën e tërmetit”, shtoi ai.

Më 6 shkurt, tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 goditën 11 provinca – Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Elazig, Hatay, Gaziantep, Kahramanmaras, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa. Më shumë se 13 milionë njerëz në Türkiye janë prekur nga tërmetet shkatërruese, si dhe shumë në Sirinë veriperëndimore.

Erdogan përsëriti se shkencëtarët po e quajnë katastrofën një “ngjarje të jashtëzakonshme natyrore”.

Ndërsa ne po ringjallim provincat, rrethet dhe fshatrat në rajonin e goditur nga tërmeti, ne do të transformojmë me shpejtësi pjesë të tjera të vendit tonë që përballen me të njëjtin kërcënim,” tha ai.

Presidenti paralajmëroi gjithashtu publikun se pasgoditjet po vazhdojnë dhe u bëri thirrje atyre që të shmangin ndërtesat e dëmtuara, duke shtuar: “Ne presim që qytetarët tanë të jenë më të kujdesshëm në këtë drejtim”.

Më pas, duke vizituar Afsin, gjithashtu pjesë e Kahramanmaras-it të goditur nga tërmeti, Erdogan theksoi se qeveria po merr masa për të zbutur sa më shpejt barrën financiare të viktimave të tërmetit.