Vendosni fjalën kyçe....

Këngëtarja Anxhela Peristeri e mrekulluar nga Veliaj: Do të të mbështes gjithmonë, ke investuar te Liqeni ku unë shkoj


Këngëtarja Anxhela Peristeri i është bashkuar fushatës së kryebashkiakut Veliaj.

Ajo ishte e pranishme në një takim online të kryebashkiakut Veliaj me disa të rinj të kryeqytetit.

Gjatë fjalës së saj të shkurtër, këngëtarja Peristeri u shpreh e mrekulluar me punën e Veliajt jo vetëm për komunitetin e artistëve por edhe për qytetarët e Tiranës.

“Vitet e fundit kam parë edhe unë ndryshimet që janë bërë në Tiranë. Jam fokusuar te ndryshimet e bera në fushën e artit më shumë, duke qenë se jam artiste. Kjo sallë e Liceut Artistik ku unë kam studiuar nuk ka qenë kështu. Nuk kemi qenë në kushte kaq komode. Të përgëzoj. Do përgëzoja edhe njëherë bashkinë për amfiteatrin e Tiranës, ku para pandemisë kemi mundur të bëjmë shumë aktivitete.  ” tha Peristeri.

Më tej, këngëtarja përmendi ato që i quajti investime të rëndësishme në Tiranë ndërsa theksoi se do e mbështesë gjithnjë Veliajn.

“Teatri i Operas është bërë një mrekulli. Por përveç investimeve në fushën e artit, unë nuk do lija pa përmendur investime të tjera që unë i kam parë me sytë e mi si Kalaja e Tiranës siç është Liqeni ku unë shkoj ku kam mbjellë edhe pemë. Edhe reja. Nuk di çfarë të them tjetër ke bërë një punë të mrekullueshme me Tiranën dhe unë do të të mbështes gjithmonë. Këta të rinj duhet të jenë mirënjohës për bisedën që bëhet sot. Këta janë e ardhmja dhe shpresoj që në të ardhmen Tirana dhe Shqipëria të jetë edhe më mirë.” – shtoi këngëtarja Peristeri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *