Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Rama do ndëshkohet në mënyrën më shembullore


Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se kryeministri Edi Rama do të ndëshkohet në mënyrë shembullore.

Meta e cilësoi si të pacipë kryeministrin Rama në takimin e sotëm me kryeministrin e Malit të Zi Abazoviç, kur i këtkoi këtij të fundit, që ai të paguante më shumë për urën mbi Bunë.

Meta vijoi se Shqipëria që dikur kishte pagat mbi mesataren e rajonit, sot është për faqe të zezë, arsye kjo për largimin masiv të shqiptarëve.

Në mbledhjen e kryesisë së PL ai tha se anëtarët e kësaj partie dhe drejtuesit duhet të ndërgjegjësohen përballë bandës që po drejton vendin.

 

Dua të theksoj rëndësinë e ndërgjegjësimit të drejtuesve dhe anëtarëve e simpatizantëve për këtë betejë të jashtëzakonshme që do ta çojmë deri në triumfin e lirisë e pluralizmit përballë bandës që kërkon të vrasë shpresën duke shkretuar vatrat e familjeve shqiptare.

E patë sot si u premtua për herë të 5 apo 6 ura që do bëhet në Bunë, por ajo që ishte sjellja më e pacipë, ishte ajo se Mali i Zi duhet të paguajë më shumë. Ky nuk ka leje të bëjë ura pror vetëm të vjedhë. Ndaj kërkon të shkatërrojë Parlamentin e do ndëshkohet në mënyrën më shembullore.

Shqipëria që dikur kishte pagat mbi mesataren e rajonit, sot është për faqe të zezë, arsye kjo për largimin masiv të shqiptarëve

Raporti i sotëm kur Shqipëria është vendi i fundit në rajon e kontinent për inovacionin, shumë vende larg Bjellorusisë së Lukashenkos.

Kjo është sjellja armiqësore e kësaj bande ndaj intelektualëve, të rinjve që kërkon t’i thyejë”, deklaroi Meta.