Vendosni fjalën kyçe....

Kush janë politikanët më të klikuar: Edi Rama, Taulant Balla dhe Sali Berisha kryesojnë


Rrjetet sociale janë një ”armë” e fortë, dhe si e tillë të gjithë politikanët në vend dhe në botë ia dinë vlerat.

Në një raport të dy muajve të fundit të “TerraWorld”, rezulton se politikanët më të klikuar në vend janë kryeministri Edi Rama, kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Trendi i Ramës, Ballës dhe Berishës është në rritje, ndërsa bie në sy rënia e trendit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Një tjetër detaj interesant është që në 20 vendet e para të renditjes, ndodhen vetëm dy politikanë të opozitës, Sali Berisha në vendin e tretë dhe Belind Këlliçi që renditet i 15-ti, pjesa tjetër janë eksponentë të mazhorancës.

Një fakt ky që tregon që tregon ndoshta që p[politikanët e opozitës nuk e kuptojnë fuqinë e rrjeteve sociale.

Ky fakt është thënë dhe nga Sali Berisha në një mbledhje të para ca kohëve që iu kërkoi demokratëve të ishin më aktivë në rrjetet sociale.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Americaneye