Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku kërkon pezullimin e ligjit të Investimeve Strategjike: Kanë përfituar një grusht njerëzish dhe një oligark rus


Deputetja Jorida Tabaku gjatë prezantimit në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese të propozimeve të saj për disa projektligje u shpreh se Ligji i Investimeve Strategjike nuk ka kontribuar për mirë në ekonominë dhe vendin tonë.

Ajo sqaroi se Investimet Strategjike janë përfituar nga një grup i vogël biznesmenësh që nuk kanë ofruar ndonjë vlerë të shtuar në ekonominë shqiptare.

Gjithashtu, Tabaku u shpreh se përfitues nga investimet strategjike janë dhe persona si oligarkët rus.

Nga ky ligj kanë përfituar dhe oligarku rus Deripaska, që fshihet si një investitor strategjik për luleshtrydhe në zonën e qarkut Fier. Kjo më duket e papranueshme”-tha deputetja e PD-së.

Më tej Tabaku shtoi se nëse shumica qeverisëse shpreh vullnetin të aprovojë propozimin e saj ishte e gatshme të binte dakord që pranimi i ofertave të fundit të jetë më 1 mars 2023.

“Kam kërkuar përfundimin e ligjit të investimeve strategjike për 1 janarin 2023. Nëse kjo mazhorancë ka vullnetin të aprovojë projektligjin që kërkon ndalimin e investimeve strategjike jam e gatshme që të dakordësohem që data e fundit e pranimit të ofertave të jetë 1 mars 2023. Por a është kjo mazhorancë gati? A ka vullnet politik?”, tha ajo.