Vendosni fjalën kyçe....

Nxënësi vret me thikë mësuesen në Francë


Një nxënës i shkollës së mesme thuhet se ka goditur me thikë për vdekje një mësuese spanjolle në një shkollë në qytetin francez të Saint-Jean-de-Luz, sipas BBC.

Prokurori lokal Jerome Bourrier konfirmoi sulmin për agjencinë e lajmeve AFP,  se incidenti ndodhi në një klasë të mërkurën në mëngjes.

Autoritetet kanë konfirmuar se policia është në vendngjarje me prokurorin vendas, ndërkohë studenti është arrestuar.

Mësuesja ishte në të pesëdhjetat e saj dhe vdiq nga arresti kardiak kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje.

Gazeta franceze Sud Ouest tha se sulmuesi hyri në klasë ndërsa mësuesja spanjolle po jepte një klasë dhe e sulmoi atë.

Ministri francez i arsimit, Pap Ndiaye tha në një postim në Twitter se ngushëllimet e tij ishin me “familjen, kolegët dhe nxënësit” e mësueses.

Mediat lokale raportuan se studenti mund të ketë vuajtur nga probleme të shëndetit mendor. Ata thanë se në këtë fazë të hetimit nuk kishte asnjë sugjerim se incidenti ishte i lidhur me terrorin.

Zëdhënësi i qeverisë franceze, Olivier Véran, tha në një konferencë për shtyp se qeveria do të mbështesë arsimtarët në të gjithë vendin pas incidentit.

Vështirë se mund ta imagjinoj traumën që mund të përfaqësojë kjo”, tha ai.