Vendosni fjalën kyçe....

Ish-ministri danez nën akuzë, tha se inteligjenca e vendit bashkëpunoi me NSA-në për të spiunuar Merkelin


Ish-ministri danez i Mbrojtjes Claus Hjort Frederiksen është akuzuar për zbulim të sekreteve shtetërore, pasi pretendoi se inteligjenca ushtarake ka punuar me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së (NSA) për të spiunuar një numër zyrtarësh të huaj, mes tyre edhe ish-kancelaren gjermane Angela Merkel.

Frederiksen konfirmoi akuzat në një postim në Facebook të martën, duke thënë se ai ishte paditur për ‘zbulimin ose përcjelljen e sekreteve shtetërore’. Ai këmbënguli në pafajësinë e tij, megjithatë, duke pretenduar se akuzat janë të motivuara nga politika

“Unë mohoj të kem tejkaluar kufijtë e lirisë sime të gjerë të fjalës si politikan dhe nuk kam zbuluar sekrete të supozuara shtetërore. Pikë.” – tha ai, duke shtuar ‘do kërkoj një gjyq me juri, pasi kjo është një çështje politike’.

Ndërsa hollësitë e aktakuzës mbeten të fshehura, pasi u përball me akuza paraprake vitin e kaluar, Frederiksen sugjeroi se çështja ishte e lidhur me komentet publike që ai bëri në lidhje me misionet e përbashkëta të vëzhgimit që përfshinin Shërbimin Informativ të Mbrojtjes të Danimarkës dhe NSA.

Në intervista të shumta mediatike në 2020 dhe 2021, Frederiksen tha se agjencia daneze ndihmoi NSA-në të përgjonte zyrtarë të nivelit të lartë në Francë, Gjermani, Norvegji dhe Suedi – duke përfshirë Merkelin dhe disa nga rivalët e saj politikë.

Megjithëse pjesa e NSA-së në spiunazh u zbulua nga informatori Edëard Snoëden – i cili zbuloi një sasi të madhe dokumentesh të klasifikuara ndërsa punonte si kontraktues privat në vitin 2013 – roli i Danimarkës doli në dritë vetëm në raportet e mëvonshme të medias, të cilat cituan një rishikim konfidencial të inteligjencës daneze pas zbulimeve të Snoëden.

Frederiksen shërbeu si ministër i Mbrojtjes midis 2016 dhe 2019 dhe më vonë hyri në politikë nën Partinë Liberale të Danimarkës. Ai u tërhoq nga jeta publike vitin e kaluar, gjë që do të thotë se imuniteti i tij parlamentar ka skaduar dhe ai tani mund të ndiqet penalisht.

Nuk është caktuar ende një datë gjykimi për ish-zyrtarin, i cili rrezikon deri në 12 vite burg nëse shpallet fajtor.