Vendosni fjalën kyçe....

Policia e Elbasanit arrin të parandalojë një atentat të mundshëm kriminal


Një automjet tip Foristradë e cila ishte e parkuar në zonën e quajtur ish-Konservimi, pranë stadiumit ‘Elbasan Arena’, është lolaklizuar nga policia e Elbasanit mëngjesin e sotëm ku brenda saj ndodheshin dhe janë sekuestruar  dy armë të llojit kallashnikov, dhjetra fisheke, si dhe një shishe me lëndë ndjekëse gati për atentat.

Në zonën ku është gjetur automjeti është banesa e Erion Alibej i arrestuar tashmë. Nuk dihen as personat dhe as shënjestra, ndërsa grupi hetimor ka sekuestruar disa kamera ne zone për te zbardhur ngjarjen.