Vendosni fjalën kyçe....

Mbrojtja e Dajtit ka çaluar, raporti: Dëme nga zjarret tek prerja e pemëve dhe ndërtimet


Institucionet e ngarkuara me monitorimin e zonave të mbrojtura përreth Tiranës kanë shfaqur mangësi dhe për rrjedhojë kjo ka sjellë edhe dëme.

Parku i Dajtit por edhe disa zona të tjera janë prekur nga fenomene të ndryshme të cilët mund të ishin parandaluar në rastin më të mirë ose pasojat mund të ishin zvogëluar në rastin më të keq. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nënvizuar se në disa zona të mbrojtura shfaqen problematika të ndryshme

Kështu sipas raportit në administratën e Zonave të Mbrojtura Tiranë, nuk ka asnjë listë mbi ndërtimet e jashtëligjshme të ndërtuara në këto zona, Parkun Kombëtar “Mali i Dajtit”, pjesa kadastrale “Mali me Gropa-Bizë Martanesh”, Pk “Divjakë-Karavasta” si dhe fshatrat e tjera që janë të regjistruara në zonat e mbrojtura, ku rezulton se në këto zona ka ndërtime për aktivitete ekonomiko-financiare si dhe shtëpi banimi të ndërtuara në këto zona para daljes së ligjit Nr.81/2017 si dhe mbas daljes së këtij ligji të sipër përmendur. Bashkëpunimi ndërinstitucional nuk ka funksionuar.

Po kështu duket se në shumicën e rasteve kur ka pasur dëme nga zjarri apo prerje të paligjshme të pyjeve autorësia mbetet e paidenfitikuar.

“Nga informacionet e mara nga AdZM- Tiranë rezulton se janë mbajtur gjithsej 40 proces verbale nga viti 2019-2021, nga këto rezulton se 32 raste janë shënimet “i pa identifikuar” ose 80% e proces verbaleve janë pa autor dhe “zbatimi dhe rruajtja e zonës së mbrojtur nuk ka qene efektive”, në 19 raste të rrënjës se zjarrit ne sipërfaqen totale 143.8 ha nuk ka as një autor mbi dëmtimin nga zjarret ne zonat e mbrojtura por janë mjaftuar me një proces verbal konstatimi, gjithashtu theksojmë dhe ne dëmtimin dhe rruajtjen e faunës ne këto zona ka pasur dëmtime dhe prerje te bimësisë në këto zona në 21 raste të konstatuara janë prere 960 cope dru lis, ah dhe pisha dhe 400 m3 dru “Shkurre“ nga veprimet e kryera konstatohet se janë mbajtur proces verbale me dimensionet e trungjeve te mbetura ne zonat e mbrojtura dhe nga këto është vërtetuar se vetëm 8 prej tyre u dihet autori ndërsa 13 janë pa autor” thuhet në raport.

Një tjetër element që KLSH sjell në raport është ajo e të ardhurave nga vizitorët në Parkun e Dajtit. Nga institucionet janë vënë në dispozicion të dhëna që lënë vend për diskutim sa i takon të ardhurave nga biletat ndërkohë që nuk ka funksionuar bashkëpunimi mes tyre për të përfituar nga të gjithë vizitorët tarifën që duhet të merren edhe nga vizitorët që vijnë nga teleferiku.

Nga AdZM-Tiranë dhe AKZM nuk ka funksionuar bashkëpunimi me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit për të planifikuar sandarde për të gjithë vizitorët në territorin e Zonës Mbrojtur Tiranë kryesisht “Zona e Teleferikut dhe Karavastasë dhe antenat televizive ” për të arkëtuar sipas tarifave përkatëse, për të gjithë vizitoret dhe për te rritur të ardhurat në vlerën mesatarisht 200 milion në vit, të cilat janë të ardhura te munguara në buxhetin e shtetit” vlerëson KLSH.

Vini re: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor