Vendosni fjalën kyçe....

Ahmetaj: Në marsin e vitit 2022 nuk do shikoni asnjë shenjë nga tërmeti


Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, në një intervistë për News 24 foli për procesin e ndërtimit dhe rikrosntruktimit të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti dhe ecurinë përgjatë një viti dhe përtej.

Ahmetaj ndër të tjera dha edhe disa afate se kur parashikohet të mbyllet i gjithë procesi. Ministri i Rindërtimit tha se në Marsin e vitit 2022 nuk do ketë asnjëshenjë të tërmetit.

Ai tha se në tetor të 2021 do kenë përfunduar 90% të pallateve.

“Brenda majit të vitit që vjen të gjitha njësitë individuale do të kenë mbaruar. Brenda majit edhe të gjitha DS4 do të jenë riparuar, patjetër dhe DS1 deri në DS3. Laçi, gjysma e pallateve do të jetë gati në mars. Rreth 90 përqind e pallateve do të jenë gati në tetor 2021. Në mars 2022 nuk do të shihni asnjë shenjë të tërmetit, dhe të gjitha banesat do të jenë të rindërtuara ose rikonstruktura. Kjo është përgjigje zyrtare por dhe personale. Në emër të kryeministrit ky është një skedë të mirëmenduar. Askush nuk do të ngelet pa shtëpi”-deklaroi Ahmetaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *