Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet në Rinas një shtetas turk me pasaportë false


Autoritetet në Rinas kanë njoftuar se kanë vënë në prnga një shtetas turl me inicila U.Y. ku pas një kontrolli dytësor të këtij personi, ju gjet një pasaportë sllovake e dyshuar si false, me foton e tij por me gjeneralitete të tjera A.L. 27 vjeçar.

Dyshohet se shtetasi turk është ndihmuar nga ky person tek njësia e chekin-it, të cilin policia e ka shpallur menjëherë në kërkim.

 

NJOFTIMI I POLICISE

Shpallet në kërkim një shtetas tjetër që tentoi të ndihmonte 24-vjeçarin, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, duke e pajisur atë me pasaportë false dhe biletë udhëtimi.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të detajuara të dokumentacionit që paraqesin shtetasit që hyjnë dhe dalin në këtë pikë të kalimit kufitar, bazuar në dyshime të arsyeshme dhe në analizën e riskut, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, shtetasin turk U. Y.

Nga kontrolli i detajuar në vijën e dytë, këtij shtetasi i është gjetur një pasaportë sllovake e dyshuar e falsifikuar, me foton e tij dhe me gjeneralitetet A. L., si dhe një biletë udhëtimi me të dhënat e shtetasit A. L.

Nga veprimet hetimore dyshohet se biletën që iu gjet shtetasit U. Y., e kishte marrë te njësia e check-in-it, shtetasi A. L., me qëllim për ta ndihmuar shtetasin U. Y., që të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit U. Y., 24 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi A. L., 27 vjeç.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. L. dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.