Vendosni fjalën kyçe....

YouTube censuron dokumentarin ‘Ukraina në zjarr’ me Oliver Stone


Dokumentari “Ukraina në zjarr” i vitit 2016, i cili paraqet regjisorin Oliver Stone dhe kronizon historinë e trazuar moderne të vendit, është hequr nga YouTube për shkelje të udhëzimeve të tij.

Regjisori i filmit, ukrainasi Igor Lopatonok pretendon se përfaqësuesit e YouTube e informuan atë se dokumentari u hoq për shkak të ‘përmbajtjes së dhunshme ose grafike’, por nuk shpjegoi pse nuk kishte hasur kurrë në ndonjë problem më parë.

Lopatonok ka hyrë në Twitter për t’i nxitur njerëzit që kanë pëlqyer filmin ta shkarkojnë atë dhe ta ‘postojnë kudo’.

Platformat e orientuara drejt të folurit të lirë si Odysee dhe Rumble e vunë re shpejt aktin e censurës së YouTube dhe që atëherë e kanë promovuar filmin në faqet e tyre të internetit.

“Ukraina në zjarr” jep kronikën e ngjarjeve të Euromaidan – një valë demonstratash dhe trazirash civile që pushtuan Kievin në nëntor 2013, dhe eksploron atë që çoi në grushtin e armatosur që rrëzoi presidentin e atëhershëm Viktor Janukoviç dhe e çoi vendin në konfliktin njëvjeçar me rajonet lindore të Ukrainës.

Dokumentari është aktualisht i disponueshëm në një sërë platformash, duke përfshirë Vimeo, Amazon, Rumble dhe Odysee.

Përgatiti për Hashtag.al, K,Manjani