Vendosni fjalën kyçe....

Të brendshmet ikonike në ‘Breaking Bad’ dalin në ankand


Një shtëpi ankandi hollivudian po nxjerr për shitje një palë mbathje të veshura nga aktori Bryan Cranston në serialin e njohur ‘Breaking Bad’. Blerësit mund të kenë mundësinë të blejnë gjithashtu syzet e sigurisë dhe respiratorin e Walter White.

Mbathjet bënë debutimin e tyre në episodin e parë të vitit 2008 të ‘Breaking Bad’, në të cilin mësuesi i kimisë së shkollës së mesme Walter White zhvishet përpara se të punojë për prodhimin e parë të metamfetaminës. Pas helmimit të dy tregtarëve të drogës më vonë gjatë episodit, personazhi i Cranston qëndron në një rrugë të shkretë me të brendshme, duke pritur mbërritjen e policisë me një armë në dorë.

Tani, 15 vjet më vonë, mbathjet po nxirren në ankand nga Prop Store Auction, një kompani me bazë në Los Anxhelos që tregton memorale dhe rekuizita filmash. Shtëpia e ankandeve vëren se ‘elasticiteti i mbathjeve humbet kryesisht nga konsumimi dhe mosha’.

Ofertimi online do mbyllet në fund të muajit dhe Prop Store Auction liston një çmim udhëzues midis 2,500 dhe 5,000 dollarë për këtë pjesë intime të historisë televizive.