Vendosni fjalën kyçe....

Caktohen tre drejtues në prokuroritë e rretheve, vendimet e tjera të KLP-së


Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar tre drejtues të përkohshëm në prokuroritë në rrethe.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme ku Edmond Karriqi është caktuar përkohësisht në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Kukës; Alma Bramo është caktuar përkohësisht në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës dhe Dritan Gripshi është caktuar përkohësisht në pozicionin e Prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat.

KLP-ja ka miratuar kërkesën për veprimtari jashtë funksionit për prokuroren Ermira Tafani, me detyrë prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan, e cila ka kërkuar të punojë si pedagogë e jashtme, për lëndën ‘E drejta proceduriale’, për vitin akademik 2020-2021 pranë universitetit të Elbasanit ‘Aleksandër Xhuvani’, me ngarkesë mësimore prej tre leksionesh në javë, me nga 50 minuta secili, për 15 javë, që përbëjnë në total 45 leksione, pas orarit zyrtar.

Një tjetër vendim i ngjashëm është marrë edhe për prokurorin Kreshnik Ajazi, me detyrë Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan, i cili ka kërkuar të punojë si pedagog i jashtëm me kohë të pjesshme, për lëndën ‘E drejta penale e avancuar’, për vitin akademik 2020-2021 pranë Kolegjit Universitar të Biznesit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *