Vendosni fjalën kyçe....

I zhdukur prej gjashtë muajsh, Ervis Martinajt i sekuestrohen pasuritë


 I konsideruar ish-mbreti i lojërave të fatit, Ervis Martinaj, i janë sekuestruar sot disa nga pasuritë e tij.

Kjo lëvizje nga autoritetet ka ardhur më shumë se gjashtë muaj pas zhdukjes së Martinajt, teksa ende nuk dihet nëse është gjallë apo është vrarë.

Raportohet se aksioni është përqëndruar në Lezhë dhe Fushë Kuqe, duke sekuestruar 34 pasuri në emër të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij, mes tyre pasuri të paluajtshme si edhe aksione në disa kompani.