Vendosni fjalën kyçe....

Avionët luftarakë F-16 për Kievin ‘ende në tryezë’ – FT


SHBA mund t’i sigurojë Ukrainës avionë luftarakë modernë, ose të paktën të miratojë transferimin e tyre nga vende të tjera, raportoi të hënën Financial Times, duke cituar burime.

Vendimi mund të vijë pavarësisht se presidenti amerikan Joe Biden kohët e fundit deklaroi se Uashingtoni nuk do të dërgonte avionë luftarakë F-16 në Kiev.

Sipas zyrtarëve amerikanë të cituar në raport, ata .ka gjasa t’i ofrojnë Ukrainës fuqi ajrore më të sofistikuar teksa lufta zvarritet’. Një zgjidhje tjetër e mundshme është ndezja e dritës së gjelbër për rieksportin e F-16 në Ukrainë nga kombet e tjera.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se çështja e dërgesave të avionëve është planifikuar të diskutohet gjatë një takimi të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s të martën.

Megjithatë, dy persona të njohur me këtë çështje i thanë gjithashtu FT se dërgimi i avionëve luftarakë në Kiev është ‘një objektiv afatgjatë’, i cili është shumë më pak i ngutshëm sesa sigurimi i municioneve.