Vendosni fjalën kyçe....

Serbia së shpejti mund të detyrohet të sanksionojë Rusinë – Vuçiç


Po afron çasti kur Serbia nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse t’i dorëzohet kërkesave perëndimore për të sanksionuar mikun e saj prej kohësh Rusinë, ka paralajmëruar presidenti i saj Aleksandar Vuçiç.

Në një intervistë me median Prva të premten, Vuçiç tha se pret ‘një përshkallëzim të madh’ në konfliktin në Ukrainë gjatë gjashtë muajve të ardhshëm. Luftimet e deritanishme do ndihen si ‘pothuajse asgjë, krahasuar me atë që po vjen’, paralajmëroi ai.

Kjo gjendje ‘do ndikojë në vendin tonë pasi presioni ndaj Beogradit, në lidhje me marrëdhëniet e tij me Rusinë, do të bëhet dy ose tre herë më i ashpër, pavarësisht se tashmë është shumë i fortë tani’, tha presidenti.

Sanksionimi i Moskës për sulmin e saj ushtarak në Ukrainë dhe njohja e pavarësisë së Kosovës janë veçuar nga Brukseli si kushte kyçe për kandidaturën e Beogradit për t’u anëtarësuar në BE.

Vuçiç, i cili i ka kundërshtuar të dyja kërkesat për muaj të tërë, tani thotë se mund të vijë çasti kur Beogradit do t’i duhet të bashkohet me sanksionet e e BE-së ndaj Moskës.

 “Le të shtyjmë kështu sa të mundemi, do ta di kur të jetë momenti i duhur dhe nuk do t’u fsheh asgjë njerëzve. Ai moment kur Serbia sanksionon Rusinë po afrohet për një kohë të gjatë, kam frikë se nuk kanë mbetur as pak muaj  nga kjo gjë.” – tha ai.