Vendosni fjalën kyçe....

Rama i përgjigjet Metës: Mos fut hundët në punën e ekspertëve


Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur presidentit Ilir Metës pas letrës që këtij të fundit, ku i drejtonte 11 pyetje lidhur me situatën e COVID-19 në vendin tonë dhe masat e marra nga qeveria.

Përmes një postimi në “Twitter”, Rama i kërkon Metës mos ndërhyjë në “punët e ekspertëve” siç shprehet ai, por të vendosë vetë maskën në fytyrë.

Po ashtu i bën thirrje të mbledhë LSI-në që mos bëjë thirrje kundër kësaj mase.

“Ilir ti s’ke asnjë kompetencë të fusësh hundët në punët e ekspertëve për menaxhimin e situatës mjekësore! Si fillim mos dil vetë pa maskë nga shtëpia,mblidh edhe partinë tënde që të mos bëjë thirrje histerike kundër maskës dhe shiko punën që ke se vetëm atë s’po bën prej kohësh!

Ekspertët janë ata që vendosin për hapat që duhen ndërmarrë çdo ditë në bazë të strategjisë së vjeshtë-dimrit. Rritja e numrave është brenda parashikimeve dhe ne duhet të shmangim me çdo kusht një mbyllje të re, prandaj secili, ti i pari, duhet të zbatojë rregullat e thjeshta!

Ministrja e Shëndetësisë meriton përkrahje pa rezervë për punën e palodhur që po bën, siç e meritojnë ekspertët dhe padiskutim mjekët e infermierët që po shkëlqejnë prej muajsh në këtë luftë, ku e tërë bota po vuan nga të njëjtat probleme e dilema të mëdha vendim-marrëse!”– shkruan Rama.

Presidenti i dërgoi sot një letër të përbashkët kryeministrit Edi Rama, Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu si dhe kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi.

Ai bënte një kërkesë informacioni për masat që do të ndërmerren në bazë të strategjisë vjeshtë-dimër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *