Vendosni fjalën kyçe....

Supershkëmbimi, Juventusi mund të marrë Nejmarin në vend të Ronaldos


Kampioni në fuqi i Italisë, Juventusi,  mund të zgjidhë sfidën financiare të nënshkrimit të një kontrate të re për Cristiano Ronaldon duke e ndërruar atë me Neymar, kontrata e të cilit te PSG-ja përfundon vitin e ardhshëm.

Drejtuesit e PSG-së, pjesë e Qatar Sports Investments, janë ndër grupet e pakta në botë të përfshira në futboll që janë të gatshme dhe kanë mundësinë që të paguajnë pagën e madhe të Ronaldos, e cila mendohet të jetë më shumë se 36 milionë dollarë në vit.

Neymar, njeriu për të cilin ata paguan një rekord botëror prej 222 milionë dollarësh në vitin 2017, ka një kontratë të ngjashme me Ronaldon, sipas Tutto Mercato.

Kjo mund të hapë rrugën për sulmuesin brazilian, i cili ka kohë që lidhet me një largim nga PSG-ja dhe madje ishte në shënjestër të tifozëve një vit më parë, ndërsa u përpoq të arrinte një transferim te Barcelona.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *