Vendosni fjalën kyçe....

Vula e simbolet e PD-së, Apeli vendos më 3 mars


Gjykata e Apelit do e marrë vendimin lidhur me ankimin e grupit të Alibeajt ndaj vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri më 25 mars 2022 më 3 mars 2023.

Njoftimi është dhënë nga Gjykata e Apelit që thekson se shkak për këtë është bërë interesi i medias dhe opinionit publik.

Kujtojmë këtu se në seancën e 25 marsit 2022, gjykata njohur grupin e Berishës si legjitim për sa i përket vulës e simboleve të partisë, vendim që u ankimua nga grupi i Alibeajt.

Vendimi në fjalë ka rëndësi duke qenë se do përcaktojë cilën palë do njohë KQZ-ja si të ligjshme për të garuar me simbolet e PD-së në zgjedhjet lokale të 14 majit.

“Në vijim të komunikimit, duke marrë parasysh intersimin e mediave si dhe të opinionit publik, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ju informon se:

Ankimi i Partisë Demokratike, ndaj vendimit nr. 3 datë 25.03.2022 (Gjyqtar Agron Zhukri) të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është planifikuar për tu gjykuar me datë 03.03.2023, ora 11:00, trupi gjykues përbëhet nga Relatore Gjyqtare Elona Mihali, anëtar Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja.” – thuhet në njoftimin e gjykatës.