Vendosni fjalën kyçe....

Shkrimi për Mcgonigal – BILD ia “lë ngrefur” euforinë opozitës


Media e njohur gjermane ‘Bild’ ia ka lënë ‘ngrehur’ euforinë opozitës pasi e ka fshirë shkrimin e ditës së sotme kushtuar ish-zyrtarit rë FBI-së, Charles McGonigal.

 Nëse kërkohet lajmi i publikuar më herët prej saj, ai del i hequr nga faqja.

Pas publikimit të shkrimit, opozita e ‘përdori’ si armë shtesë për çështjen në fjalë, pas disa shkrimeve në mediat amerikane ditët e fundit.

Ajo e akuzon kryeministrin Rama se ka korruptuar ish-zyrtarin e lartë të FBI-së McGonigal për të asgjësuar opozitën shqiptare.

Në deklaratat e përditshme të krerëve të saj, është theksuar se McGonigal është paguar nga Rama ‘si vrasës me pagesë’ për të goditur opozitën, demokracinë e pluralizmin në vend.

Ndërkohë sot ‘Bild’ e hoqi shkrimin ndaj McGonigal pak kohë  pas pubklikimit.