Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me armë një 40-vjeçar në Vlorë, ndalohet autori i dyshuar


Një 40-vjeçar është paraqitur në Spitalin e Vlorës me plagë të dyshuara të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Shtetasi Dëfrim Pashaj raportohet të jetë plagosur në zonën e “Ujit të Ftohtë” në qytetin bregdetar.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit.

Policia ka arrestuar edhe autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin L.Z 38-vjeç. 

Plagosi me armë zjarri, një 40-vjeçar, falë reagimit në kohë nga Policia, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Gjatë kontrollit të banesës së autorit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu. Rreth orës 16:00, në lagjen “10 Korriku”, shtetasi L. Z., 38 vjeç, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin D. P., 40 vjeç, të dy banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë. Shërbimet e Policisë, falë koordinimit në kohë me sallën e operative të DVP Vlorë, kanë bërë të mundur menjëherë kapjen dhe neutralizimin e autorit të dyshuar, shtetasit L. Z. Ndërkohë, i plagosuri, shtetasi D. P., aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes“-njofton policia.