Vendosni fjalën kyçe....

Sulmohet me granatë gjatë natës godina e Komunës së Mitrovicës


Ndërtesa e komunës së Mitrovicës së Veriut është sulmuar me granatë dore gjatë natës.

Sipas policisë, nga shpërthimit janë dëmtuar dy makina të komunës.

Sulmi në fjalë po hetohet si akt terrorist ndërsa vjen pak ditë pas sekuestrimit të një arsenali armësh e municionesh në veri të Kosovës.

“Në orët e vona të mbrëmjes nga person/a të dyshuar është sulmuar me mjetë shpërthyes Komuna në Veri të Mitrovicës. Bazuar në informatat zyrtare dyshohet se në oborrin e objektit komunal në Mitrovicë, afër hyrjes së objektit është hedhur një mjet shpërthyes, i cili dyshohet të ketë qenë granat dore, me ç’rast ka shkaktuar disa dëme materiale në veturat zyrtare. Fatmirësisht nuk raportohet për lëndime në njerëz, përveç dëmeve materiale të shkaktuara në dy vetura zyrtare të policisë. Në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti, ‘kryerja e veprës terroriste’. Policia e Kosovës, do të vazhdojë të angazhohet në ofrim të sigurisë dhe parandalim të akteve të tilla kriminale ndaj zyrtarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.” – thuhet në njoftimin e policisë.