Vendosni fjalën kyçe....

Bejko thumbon Gazment Bardhin: Ai e deputetët e tjerë të thonë qartazi janë pro apo kundër Berishës


Kandidati i PD-së për Tiranën në zgjedhjet e 14 majit Roland Bejko tha sot se kandidimi i tij erdhi në rrethana tejet të vështira megjithatë e vlerësoi si shenjë të ndarjes së qartë nga ‘non grata’ Berisha.

Në emisionin ‘Shtypi i Ditës dhe Ju’, me gazetarin Andi Kapxhiu, Bejko dha një mesazh për deputetët e grupit parlamentar e Gazment Bardhin, të cilëve u tha që të tregojnë qartazi nëse janë pro ose kundër Berishës, pasi kjo paqartësi po ndikon tek elektorati.

Ai i bëri thirrje qytetarëve që të mos votojnë partinë e Ilir Metës, i cili sipas tij ka përfituar nga qeverisja me PD-në.

“Nuk janë ditët më të mira të PD, por ka ende kohë që kushdo që kush nuk e ka gjetur rrugën, pro ose kundër Berishës është mirë ta bëjë. Këto pozicione krijojnë tymnaja. Ne jemi ndarë nga zoti Berisha. Unë zgjedhjen time e kamë të qartë, jam përballë Metës, Erion Veliajt, Berishës. Meta është ai që ka përfituar nga qeverisja  e PD, na futi edhe imazhin e keq të korrupsionit. Shkoi bëri aleancë me Ramën, pastaj erdhi prapë te demokratët. Mos votoni partinë e Metës. Mos dëgjoni Berishën. Është duke nënshkruar testamentin politik, gjithçka do t’ia lëri Metës. Nuk mund të votojë një i djathtë një të majtë.” – tha Bejko.