Vendosni fjalën kyçe....

Përjashtohen nga Kuvendi 10 ditë, 8 deputetët e opozitës që bllokuan foltoren


Siç pritej, nga kërkesa e PS, depozituar ne Kryesinë e Kuvendit, Komisioni i Etikës ka përjashtuar nga Kuvendi i Shqipërisë 10 ditë 8 deputetë të opozitës.

Deputetët e opozitës bllokuan 1 javë më parë foltoren e kuvendit.

Deputetët e përjashtuar janë Luçiano Boçin, Albana Vokshin, Ervin Salianji, Ina Zhupën, Luan Baçin, Tritan Shehun, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati.

Në këtë njoftim thuhet se këta deputetë ofenduan kryeparlamentaren Lindita Nikolli.

Ndërkohë më herët, kërkesa e deputetëve të PS-së është kundërshtuar nga opozita duke thënë se kërkesa e tyre ishte jashtë afatit.