Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas për vdekje këmbësoren në aksin Plepa-Golem


 

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Plepa-Golem.

Një automjet ka përplasur këmbësoren rreth 35 vjeçe.

Automjeti drejtohej nga 24-vjeçari K.G.

Rreth orës 19:30, në rrugën dytësore Plepa-Golem, një automjet me drejtues shtetasin K. G., 24 vjeç, ka përplasur këmbësoren ende të paidentifikuar rreth 35 vjeçe, e cila ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”-njofton policia.