Vendosni fjalën kyçe....

Berisha i përgjigjet Nanos, i nxjerr videon ku sulmonte Ramën


Pas intervistës së mbrëmshme të ish-kryeministrit Fatos Nano, ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e ironizon atë me shprehjen e famshme:”Miq, fajin e ka Saliu”.

Ai e ka shoqëruar postimin e tij, me një video të vjetër të Nanos ku duket qartë që nuk i ka marrëdhëniet e mira me kryeministrin e tanishëm Edi Rama, të cilin e mburri mbrëmë, por përkundrazi e sulmonte atë.

 “Edi Rama ka një problem moral. E kam marrë me thonj të paprerë si refugjat nga Parisi dhe e kam sjellë të bëjë pjesë në ekipet tona qeverisëse. Unë mund të kem bërë shumë gjëra por e nxora nga bataku i fyerjeve, nga refugjat dhe shitës ikonash të vjedhura në kohën e Saliut, në ministër dhe kryetar të bashkisë më të madhe të Shqipërisë”, kështu shprehet Nano në videon e nxjerrë nga arkivat nga Berisha.

Mbrëmjen e kaluar, ish-kryeministri Fatos Nano në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziun, e konsideroi rolin e Berishës në politikën shqiptare si konfliktual. Ndërsa ndaj kryeministrit Edi Rama i zbuti kritikat, e madje u shpreh se ai ka dhënë një produkt shumë të vlefshëm në politikë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *