Vendosni fjalën kyçe....

Luani përkulet teksa sheh për herë të parë këlyshin e sapolindur (Video)


Një luan është filmuar teksa është përkulur për të takuar për herë të parë këlyshin e tij të sapolindur.

Pamjet janë publikuar nga kanali amerikan “Denver 7” që shfaqi reagimin e luanit në Kopshtin Zoologjik të qytetit.

Luani i rritur, 3 vjeç, i quajtur Tobias, ulet në këmbët e tij të përparme për të përshëndetur këlyshin e tij të lindur pak ditë më parë.

Kopshti zoologjik aktualisht po zhvillon një konkurs votimi për të zgjedhur një emër për këlyshin dhe pritet të vendosin një emër mes “Meru”, “Moremi” dhe “Tatu”.

I pari është emri i një mali në Tanzani, i dyti është emri i një parku në Botsvana, dhe i treti është fjala suedeze për numrin tre, pasi ai është këlyshi i tretë i nënës së tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *