Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rasti McGonigal dogji Bendon, drejtori i ri do ta kthejë SHISH-in në seksion të PS-së


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi në emisionin “Çim Peka Live” se rasti McGonigal ka djegur Helidon Bendon në krye të SHISH.

Berisha u shpreh se drejtori i ri i emëruar nga Edi Rama në krye të SHISH, por kërkon ta kthejë këtë institucion në një seksion të PS-së.

“Rasti McGonigal, mesa duket dogji kreun e SHISH, Helidon Bendo. Shqipëria ka një prani të fuqishme amerikane, të gjithanshme, e fshehur apo jo, të gjitha format. Por që ky shef kryesor i kundëzbulimit të vijë në Shqipëri, i shoqëruar nga Agron Neza në takime private, kjo është shumë e çuditshme dhe të mos njoftojnë agjencitë e tyre.

U deshën 6 vite për ta vënë në pranga.

Drejtori i komanduar në SHISH është një Duçkë apo Nezë në llojin e vet. Ai ka si mision shndërrimin e SHISH në një seksion të PS-së. Para disa ditë ai ka pushuar me një të rënë të lapsit, 60 oficerë të shërbimit.

Me dhjetëra të tjerë për ti larguar nga SHISH i ka emëruar në zona më të largëta të vendit. Rama pa zbaton porosinë për shndërrimin e SHISH në një seksion të PS, por mundet edhe në një institucion me lidhje që pat vendosur Ramiz Aliaj në 1990-91 me shërbimet në vendet armike, BIA-n serbe”-tha Berisha.