Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzimi i balonës kineze nga ushtria amerikane, media paralajmëroi muaj më parë synimin  e Pentagonit për t’i përdorur…ndaj Kinës e Rusisë


Teksa presidenti Biden është kritikuar ashpër për rrëzimin me vonesë të balonës së dyshuar spiune kineze ditën e djeshme, pasi përshkoi një pjesë të SHBA-së kontinentale, media amerikane Politico, kishte paralajmëruar muaj më parë mbi përdorimin e balonave nga SHBA-ja për të rivalizuar me Kinën e Rusinë.

Shkrimi i 7 majit 2022 në Politico shkruan se Pentagoni po parashikonte të fuste në përdorim balonat në lartësi të mëdha për shërbime ushtarake.

Sipas Pentagonit, balonat do përdoreshin duke iu shtuar rrjetit mbikëqyrës ushtarak dhe mund të përdoreshin gjithashtu edhe për të gjurmuar armët hipersonike.

Lajmi i Politico ishte shpërndarë fillimisht nga një gazetare në korrik 2022 para se të rishpërndahej nga një faqe humoristike në Twitter të njëjtën ditë.

Ditën e djeshme një avion luftarak amerikan rrëzoi balonën pasi ajo kaloi në Oqeanin Atlantik. Më herët ajo kishte fluturuar mbi Amerikën Latine ndërsa sipas autoriteteve amerikane mund të jetë mjet spiun i përdorur nga Kina.

Kjo e fundit i ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se mjeti shërbente thjesht për qëllime shkencore mbi meteorologjinë.