Vendosni fjalën kyçe....

Bie nga ura me biçikletë, ndërron jetë 65-vjeçari në Shkodër


Një i moshuar  nga Jubani në zonën e Gurit të Zi në Shkodër ka ndërruar jetë pasi ka rënë në ujë nga ura e fshatit ditën e sotme.

65-vjeçar i identifikuar si Luigj Marku mësohet se ishte nisur për të shitur disa produkte bujqësore në qytet, por teksa udhëtonte me biçikletë ka rënë në kanalin e ujit poshtë urës duke ndërruar jetë.

Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë.