Vendosni fjalën kyçe....

Tedi Blushi publikon video nga protesta e banorëve të Bërxullës: Junta policore e “Rilindjes” dhunoi gra dhe të moshuar


 

Në lidhje me protestat e banorëve të Bërxullës, të cilët dolën sërish sot për të protestuar ndaj pronave të tyre që preken nga aksi Thumanë-Kashar, ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi.

Përmes një postimi në Facebook Blushi duke shpërndarë edhe pamje filmike, shkruan se junta policore e “Rilindjes” ka kryer sot aktin e radhës barbar ndaj banorëve të Bërxullës, duke dhunuar gra dhe të moshuar që protestojnë në mbrojtje të pronave të tyre legjitime.

Ai bën thirrje që qeveria të tërhiqet nga këto akte të shëmtuara dhune ndaj lirive e të drejtave të qytetarëve dhe t’u garantojë banorëve të Bërxullës që preken nga projekti Thumanë-Kashar një zgjidhje të drejtë.

 

Postimi i plotë:

Ndal terrorit policor ndaj banorëve të Bërxullës!

Junta policore e “Rilindjes” kreu sot aktin e radhës barbar ndaj banorëve të Bërxullës, duke dhunuar gra dhe të moshuar që protestojnë në mbrojtje të pronave të tyre legjitime.

Ky terror i pajustifikuar duhet të marrë fund menjëherë!

Qeveria të tërhiqet nga këto akte të shëmtuara dhune ndaj lirive e të drejtave të qytetarëve dhe t’u garantojë banorëve të Bërxullës që preken nga projekti Thumanë-Kashar një zgjidhje të drejtë dhe objektive siç Kushtetuta e parashikon, me transparencë, konsultime dhe mjete demokratike!