Vendosni fjalën kyçe....

Rama ‘arratiset’ në veri, poston foto nga Boga


Kryeministri Rama është ‘arratisur’ në veri të vendit. Ai ka postuar një foto në mes të borës me bashkëshorten Linda e të birin Zaho.

Kreu i qeverisë mungoi për disa ditë me radhë në komunikimin publik teksa në SHBA nisën hetimet ndaj ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal.

Në një videomesazh për qytetarët pas mungesës ai theksoi se kishte qenë i sëmurë me grip. Ai mungoi në seancën e fundit në Kuvend ku deputetët e opozitës kishin kërkuar interpelancë për ccështjen ‘McGonigal’.

Në disa qëndrime, Rama e deputetët socialistë kanë theksuar se hetimi në SHBA nuk ka asnjë lidhje me asnjë qytetar shqiptar dhe se qëndrimi i opozitës bëhet për të shmangur vëmendjen nga hetimi i SPAK për 21 janarin.