Vendosni fjalën kyçe....

Theo Hernandez i thotë po Milan, goditja e radhës Fekir


Ende nuk është zyrtare por sipas zërave Theo Hernandez i ka thënë po Milan dhe Maldini, që e kishte takuar disa ditë më parë në Ibiza, për ti treguar projektin e kuqezinjve.

Francezi i Real Madrid ka mbetur i joshur nga mundësia për të luajtur në Serie A e ka dhënë disponibilitetin e tij për tu transferuar në Milano. Hapi i ardhshëm është të gjendet akordi me merengues, të cilëve drejtori teknik kuqezi i ka propozuar një huazim dy vjecar me të drejtën e blerjes, që në Madrid e duan të detyruar.

Nga Franca vjen ndërkohë një lajm tjetëri rëndësishëm: drejtuesit milanistë kanë nisur menjëherë intersimin, duke bërë një sondazh me Lione për Nabil Fekir, algjeriani i natyralizuar francez me talent të madh e që vjen nga një sezon fantastik në Ligue 1.

Fekir vlerësohet shumë nga OL, që nuk ka ndërmend ta lëshojë të lirë për më pak se 70 milionë euro, por ka një kontratë në skadencë në 2020, që mund të hapin skenarë të rinj. Objektivi i Maldini është të arrijë tek 40-45 milionë, gjithnjë me mundësinë të përdorë lojtarë në këmbim.

Në këtë mënyrë, pikërisht kjo formulë mund ta bëjë më pak në ngjitje rrugën për Lucas Torreira, objektivi numër një i Giampaolo për mesfushën. Si Theo Hernandez edhe Torreira i ka bërë të qartë Arsenal vullnetin për tu larguar nga Londra e për tu transferuar tek Milan, por ashtu si për francezin e Real, duhet gjetur akordi me Gunners e ndihma mund të vijë nga Kessie, që është futur në tratativë nga Milan.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *