Vendosni fjalën kyçe....

Sulm kibernetik ndaj Exit News, reagon Instituti Ndërkombëtar i Shtypit


Instituti Ndërkombëtar i Shtypit dënoi sulmin kibernetik ndaj Exit News me qëllim fshirjen e arkivës së artikujve.

Në një njoftim për shtyp ditën e premte, IPI i bëri thirrje autoriteteve shqiptare të hetojnë këtë sulm.

Sulmi i 15 prillit, nxorri jashtë funksionit faqen e lajmeve Exit News. Kushdo që përpiqej të hynte në faqe ridrejtohej në faqe të tjera duke thënë se faqja kishte përmbajtje të rrezikshme.

Ekspertë e IT-së arritën të merrnin kontrollin e plotë të faqes pas 24 orësh.

Ekipi i IT gjeti se sulmi kishte për qëllim shkatërrimin dhe fshirjen e arkivës së artikujve. Ata arritën ta ndalonin sulmin dhe fatmirësisht asgjë nuk humbi, dhe çdo gjë është njësoj si më parë.

“Ky sulm i hapur për të fshirë arkivën e Exit News është një sulm direkt ndaj medias dhe raportimeve të saj”, tha Oliver Money-Kyrle, drejtori i Programeve të Evropës për IPI.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Exit


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *